Tiranë/Një burrë e një grua në pranga, shfrytëzonin të miturën për prostitucion duke e kërcënuar

49

Një 31 vjeçar dhe një 27 vjeçare janë arrestuar pasi shfrytëzonin për prostitucion një të mitur 17-vjeçare.

Policia e Tiranës njofton se përfunduan në pranga G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale  Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Për të arritur qëllimin e tyre ata e kërcënonin me jetë vajzën, madje edhe për familjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.