Ballina Aktualitet Tiranë, një banesë përfshihet nga flakët, shpërthen bombola e gazit

Tiranë, një banesë përfshihet nga flakët, shpërthen bombola e gazit

Një zjarr i madh ka përfshirë katin e pestë të një pallati në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat tek stacioni i fundit i linjës ‘Tirana e Re’ dhe mësohet se janë shkaktuar dëme të shumta materiale, si dhe konfirmohet se janë lënduar dy persona.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon ende për zbardhjen e shkaqeve, pasi dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë. Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë. Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël,” – thuhet në njoftimin e Policisë.