Ballina Aktualitet Tiranë, një 43-vjeçar qëllohet me armë zjarri

Tiranë, një 43-vjeçar qëllohet me armë zjarri

Një 43-vjeçar në Tiranë është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth orës 06:30, është njoftuar se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale E.K. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe fatmirësisht shtetasi E.K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e Policisë po punojnë ende për identifikimin dhe kapjen e autorit.