Ballina Aktualitet Tiranë, nisin proçedurat për ngritjen e KLGJ

Tiranë, nisin proçedurat për ngritjen e KLGJ

Në Shqipëri Gjykata e Lartë njoftoi sot nisjen e proçedurave për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Pas përfundimit të proçesit të rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve që kandiduan për të qenë anëtarë të këtij institucioni, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ka thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve në datën 12 Dhjetor. Pak ditë më parë, të njëjtin veprim ndërmorri dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte përmbyllur vlerësimin e kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve do të mbahet më 11 Dhjetor.

Në të dy rastet do të duhet të zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ dhe KLP që vijnë nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Ndërsa 5 anëtarët e tjerë që vijnë nga jashtë sistemit, janë zgjedhur muaj më parë nga parlamenti. Ata u përzgjodhën përmes shortit duke qenë se shumica dhe opozita nuk gjetën konsensus për emrat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë rolin që ka luajtur deri më tani Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke rikthyer normalitetin në funksionimin e gjyqësorit, veçanërisht në proçesin e emërimeve, shkarkimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve.