Ballina Aktualitet Tiranë, nis sot vizita e presidentit slloven Borut Pahor

Tiranë, nis sot vizita e presidentit slloven Borut Pahor

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të presidentit Ilir Meta. Presidenti slloven Pahor do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta, për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe sllovenë.

Gjatë vizitës së tij, presidenti slloven do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.