Ballina Aktualitet Tiranë, nis protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit

Tiranë, nis protesta e opozitës së bashkuar para Kuvendit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, grupe protestuesish të thirrur nga forcat politike opozitare kanë nisur të grumbullohen në vende të ndryshme rreth godinës së Kuvendit, në kryeqytet. Ata mbajnë në duar pankarta dhe banderola me thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme do të jetë pak ndryshe nga tubimet e herëve të kaluara, pasi nuk do të protestohet vetëm para hyrjes së Kuvendit. Sipas një harte organizative të shpërndarë nga Partia Demokratike, do të organizohen disa tubime në pika të ndryshme, të cilat do ta rrethojnë Kuvendit, si tek hyrja kryesore e Kuvendit, tek rruga pranë Qendrës Tregtare “Toptani”, tek rruga pranë ish-selisë së Partisë Demokratike, etj.

Ndërkohë, kësaj radhe, edhe Policia e Shtetit ka bërë një rrethim më të gjërë të zonës ku gjendet godina e Kuvendit, duke vendosur kudo barriera metalike.