Ballina Aktualitet Tiranë, nesër ndërpritet energjia elektrike, ja zonat problematike

Tiranë, nesër ndërpritet energjia elektrike, ja zonat problematike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abontentët në Tiranë se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona. Në bazë të njoftimit të dhënë, energjia elektrike do të ndërpritet më 17 qershor për shkak të punimeve riparuese në disa nga linjat kryesore dhe për arsye të vendosjes së kabinave të reja shpërndarëse.

Ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite.

Zonat e kryeqytetit që do të preken nga ndërprerjet janë rruga “Skënderbej”, rruga “Gavril Pepo”, rruga “Eshref Frashëri”, rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Njazi Meka”, rruga “Agallia Tako” dhe rruga “Ram Sadria”.