Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline

Tiranë, nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Tiranë, u finalizua marrëveshja e mirëmbajtjes së linjës dhe gjithë infrastrukturës së gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline. Shoqëria zvicerane Trans Adriatic Pipeline AG, e cila ka ndërtuar dhe administron gazsjellësin, vendosi që detyrën e mirëmbajtjes t’ia caktojë shoqërisë së përbashkët italo-shqiptare, të krijuar nga Albgaz sha dhe Snam SpA.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëmbajtjes ishte i pranishëm edhe ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri.

Me këtë rast, Luca Schieppati, drejtori i Trans Adriatic Pipeline AG, theksoi se hapat e ndërmarrë janë duke afruar gjithnjë e më tepër datën e vënies në punë të gazsjellësit. “Jam me të vërtetë i lumtur që sot shënojmë një hap tjetër përpara në plotësimin e hapave infrastrukturorë strategjikë, që na sjellin akoma më pranë fillimit të operimit në vitin 2020,” – tha Schieppati.