Ballina Aktualitet Tiranë, në shtëpinë e Inës, prindërit: Nuk donim të bëhej police, por...

Tiranë, në shtëpinë e Inës, prindërit: Nuk donim të bëhej police, por doli e para

Ditët e fundit e gjithë vëmendja e opinionit publik ka qenë e përqëndruar tek plagosja e polices në krye të detyrës, gjatë një proteste në kryeqytet. Por, kush është Ina Nuka, vajza 24-vjeçare me pasionin e madh për t’u bërë police, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të saj?

Ina i’u përkushtua pasionit të saj me të gjitha forcat duke dalë e shkëlqyer në Shkollën e Policisë. Për gjyshen, që është kujdesur për rritjen e Inës, është shumë e vështirë të pranojë që një vajzë vetëm 24 vjeçe të mbesë e gjymtuar. Ajo falënderon qeverinë që bëri të mundur trajtimin e vajzës jashtë vendit.

Nga informacionet e familjarëve, gjendja e Inës në Turqi është e mirë, pas një nate të vështirë për shkak të infeksionit që kishte marrë dora e saj. Ina ka mundur të komunikojë me babain dhe gjendja e saj psikologjike paraqitet më e qetë.