Ballina LAJME Tiranë, në kulmin e virozave mungojnë vaksinat anti-grip në farmaci

Tiranë, në kulmin e virozave mungojnë vaksinat anti-grip në farmaci

Edhe pse ka dyndje nga virozat e stinës, në spitale, politklinika por edhe në farmacitë private ka mungesë të vaksinave parandaluese “antigrip”. Kjo vaksinë rekomandohet që të bëhet gjatë periudhës shtator-tetor, në mënyrë që të japë efektin e duhur për parandalimin e virozës, por deri më sot janë të paktë ata që e kanë gjetur këtë vaksinë.

Një nga grupet më të riskuara nga mungesa e vaksinës janë të moshuarit, por ata shprehen se nuk kanë arritur të vaksinohen, e për më tepër në disa raste ka mungesë informacioni se mund të përfitohet edhe falas.