Ballina Aktualitet Tiranë, në fundjavë çelet Fshati i Festave

Tiranë, në fundjavë çelet Fshati i Festave

Ashtu si çdo kryeqytet në Evropë dhe Tirana po bëhet gati për mikpritjen e festave të fundvitit.

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të të quajtur ndryshe “Fshati i Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se në fundjavë do të hapet “Fshati i Festave”,  duke e cilësuar atë si më të bukurin në rajon.

“Përgatitjet e fundit para se Fshati i Festave më i bukur në rajon të hapet këtë fundjavë, për fëmijët nga një deri në 100 vjeç! I keni gati pulovrat me kaprolla?”, – u shpreh Veliaj.