Ballina Aktualitet Tiranë, ndalohet i riu, udhëtonte me 182 km/h

Tiranë, ndalohet i riu, udhëtonte me 182 km/h

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në autostradën Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve dhe mbrëmjen e djeshme ka ndaluar një të ri nga Shkodra, i cili po lëvizte me 182 km/h.

Drejtuesi i mjetit “Audi”, 26-vjeçari me iniciale K.M. nga Shkodra po lëvizte me shpejtësi 182 km/h dhe në kushte të lagështirës në rrugë.