Ballina Aktualitet Tiranë, ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit

Tiranë, ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit

Është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli. Mediat kanë raportuar se gruaja e Dritëroit, Sadije Agolli, ka ndërruar jetë sot në spital, pasi javën e shkuar kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Ajo ka ndërruar jetë dy vite pas vdekjes së bashkëshortit të saj, njeriut të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.