Ballina Aktualitet Tiranë, miratohet “karta e studentit”, një nga 8-të kërkesat e studentëve

Tiranë, miratohet “karta e studentit”, një nga 8-të kërkesat e studentëve

Në kulmin e protestave të studentëve, qeveria ka miratuar një vendim, i cili ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.

Sipas aktit të propozuar nga Ministria e Arsimit, të gjithë studentët në universitetet e Shqipërisë do të pajisen me kartën e posaçme të studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë një sërë lehtësirash financiare.

Sipas vendimit, studentët do të përfitojnë strehim social, kurim falas nëpër spitale, si dhe do të kenë të paguara sigurimet shëndetësore. Për studentët që janë prindër do të ofrohet regjistrim në çerdhe apo kopshte me tarifa të reduktuara për fëmijët. Po kështu, të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë do të përfitojnë transport publik me lehtësi, përfshirë dhe atë ajror, hyrje falas në biblioteka, teatre dhe muze, si dhe kualifikime falas për qëllime punësimi.