Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Xhaçka: Forcat e Armatosura, krenaria dhe garancia e sigurisë së...

Tiranë, ministrja Xhaçka: Forcat e Armatosura, krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit

Gjatë aktivitetit të organizuar sot në pedonalen e Tiranës në 74-vjetorin e çlirimit të vendit ka qenë e pranishme dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ngriti lart Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për çlirimin e vendit dhe tha se vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë. Ajo gjithashtu vlerësoi Forcat e Armatosura dhe ushtarakët shqiptarë, duke i quajtur rojet e lirisë.

“Na gjen të rreshtuar krah forcave të NATO-s. Këta djem dhe vajza me uniformë janë rojet e lirisë së vendit tonë, janë pasues dhe bartës të vlerave më të mira morale. Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta e veprimtaria e këtyre djemve e vajzave. Por, ajo që bëjnë ata në realitet është e pamundur të ekspozohet në këtë hapësirë. Forcat e Armatosura janë krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit tonë,” – deklaroi ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalimit të saj.