Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Spiropali takon ambasadorin e OSBE

Tiranë, ministrja Spiropali takon ambasadorin e OSBE

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me të cilin diskutoi rreth një sërë reformash mjaft të rëndësishme për integrimin Evropian të Shqipërisë.

“Bisedë konstruktive me Ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt, në këtë kohë ultimatumesh me “djegie” mandatesh diskutuam mbi rëndësinë e dialogut, reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale si hapa të mëtejshëm në rrugën tonë evropiane,” – theksoi Spiropali.