Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Spiropali takim me ambasadorin Soreca

Tiranë, ministrja Spiropali takim me ambasadorin Soreca

Ministrja  e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, kreu sot një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në fokus të takimit ishin anëtarësimi i Shqipërisë në BE si dhe reforma zgjedhore.

“Takim i shkëlqyer me Ministren e re të sapoemëruar të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe çështjet kryesore që janë në vëmendje të Parlamentit, përfshirë reformën zgjedhore,” – deklaroi diplomati i BE, i cili e konsideroi të shkëlqyer takimin me ministren Spiropali.