Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Spiropali: Presidenca e ngjashme me simotrën PD dhe sigruan LSI

Tiranë, ministrja Spiropali: Presidenca e ngjashme me simotrën PD dhe sigruan LSI

Elisa Spiropali, zëdhënësja e Këshillit të Ministrave dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, në një postim në Twitter ka reaguar pas deklaratave të Institucionit të Presidentit të Republikës për unazën e re.

Ministrja Spiropali thotë se Institucioni i Presidentit të Republikës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë si pika uji me njëra-tjetrën.

“Jo veç në mllef dhe në dëshirën për rrëmujë, po edhe në zëdhënie Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI! Po çarçafët e katranit me bojë i ka më të gjatë dhe padurimin për protestë më të dukshëm. Ah po, edhe dështimin e radhës njësoj do ta vuajnë!” – shkruan ministrja Spiropali në Twitter.