Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Nikolla sqaron studentët: Tarifat vendosen nga universitetet

Tiranë, ministrja Nikolla sqaron studentët: Tarifat vendosen nga universitetet

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka dalë në një konferencë për mediat pas protestave të studentëve të cilët prej orësh janë mbledhur para institucionit. Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur si dhe shtyrje të pagesës së studimit për në janar.

Gjatë fjalës së saj Nikolla tha se ka marrë në dorë kërkesat e studentëve, ndërsa Ministria e Arsimit është e hapur për të dëgjuar zërin e tyre. Teksa i cilësonte të rinjt, pasuri e kombit, Nikolla pohoi se studentët nuk kanë pranuar që të zhvillohej një takim me një grup përfaqësie.

“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe Rektorëve për një protestë të një grupimi studentesh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë. Por më falni që ndjesë, që vëmendje ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë. Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj”, tha ajo.