Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Nikolla inspekton konviktet pas protestes

Tiranë, ministrja Nikolla inspekton konviktet pas protestes

Studentët po protestojnë prej dy ditësh para Ministrisë së Arsimit për tarifat e larta dhe kushtet e dobëta Duke iu shmangur përgjegjësive dhe për të kamufluar protestën e studentëve, Nikolli ka vajtur në godinën e Qytetit Studenti nr.2 pranë 21 dhjetorit, në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit thuhet se “Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese.”

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon, Nikolla ka inspektuar konviktin nr 2. pranë 21 dhjetorit, dhe është shfaqur me jelekët e inspektimit në fotot profesionale që ka nisur ministria në njoftimin e saj zyrtar.