Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Xhaçka uron besimtarët e krishterë dhe ushtarakët

Tiranë, ministrja Xhaçka uron besimtarët e krishterë dhe ushtarakët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për ditën e Krishtlindjeve dhe gjithashtu ka bërë një urim special për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe për familjet e tyre.

Në një status në Facebook, Xhaçka i uron harmoni e begati shqiptarëve.

“Krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët e krishterë e në veçanti për ushtarakët shqiptarë! Shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!,” – shkruan Ministrja e Mbrojtjes.