Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Gjonaj: Nuk ka amnisti për burrat dhunues

Tiranë, ministrja Gjonaj: Nuk ka amnisti për burrat dhunues

Gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në kuadër të ditëve sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është ndalur tek amnistia që përgatitet me rastin e festave të fundvitit.

Gjonaj siguroi se do të impenjohet fort që të mos përfitojë asnjë burrë i dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje.

“Ministria e Drejtësisë edhe me mbështetjen e kryeministrit po përpilon një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fundvitit, ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë projektligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në projekligjin për amnistinë.

Jam e sigurt që kësaj gjëje do t’i shkoj deri në fund duke pasur edhe mbështetjen e grave deputete të cilat në asnjë rast nuk do të pranojnë që kjo kategori apo këto subjekte të dënuara për këto vepra penale të mos bëjnë pjesë në këtë amnisti,” – u shpreh ajo.