Ballina Aktualitet Tiranë, Ministrja e Mbrojtjes uron FA për festat e fundvitit

Tiranë, Ministrja e Mbrojtjes uron FA për festat e fundvitit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka këtë fundvit ka zgjedhur t’i urojë të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre për Vitin e Ri, me anë të një video ku Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura performon “Bareshën” e famshme.

Xhaçka shpreh mirënjohjen për çdo efektiv të FA, duke shkruar: “Gëzuar Vitin e ri 2019! Mirënjohje e krenari për çdo efektiv të Forcës së Armatosur, që në 365 ditë të vitit i gjenden pranë familjeve shqiptare. Urimi im, këtë fundviti shkon veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë forca dhe mbështetja më e madhe për prindërit e tyre. Qofshi përherë të qeshur!”

Gëzuar 2019!

Gëzuar Vitin e ri 2019!Mirënjohje e krenari për çdo efektiv të Forcës së Armatosur, që në 365 ditë të vitit i gjenden pranë familjeve shqiptare.Urimi im, këtë fundviti shkon veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë forca dhe mbështetja më e madhe për prindërit e tyre.Qofshi përherë të qeshur!

Gepostet von Olta Xhacka am Sonntag, 30. Dezember 2018