Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Peleshi: Shërbim veterinar, vaksinim dhe matrikullim falas

Tiranë, ministri Peleshi: Shërbim veterinar, vaksinim dhe matrikullim falas

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të shërbimit veterinar, Urdhrin e Veterinarëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.

Takimi kishte në qendër trajtimin dhe marrjen e mendimeve, problematikave dhe shqetësimeve të hasura gjatë hartimit të ligjit të Shërbimit Veterinar, i cili shumë shpejt do të kalojë në qeveri dhe më pas në parlamentin shqiptar për miratim.

“Nuk do të ketë më të gjitha funskionet nga policimi deri tek shërbimet, por do ta ketë më të qartë, fushën e vet të përgjegjësisë. Do të shtohet në numër, pra numri i veterinerëve, ne synojmë të arrijë mbi 500 veterinerë. Sot kemi 166.

Më këtë numër veterinerësh që ne synojmë të arrijmë në zbatim të ligjit që do të miratohet së shpejti, për Shërbimin Veterinar, ne ia dalim të kemi në çdo njësi administrative, së paku një veteriner Ne synojmë të ofrojmë pa pagesë për fermerini, me punën e veterinerëve tanë, që do të jenë veterinerë të paguar, rrogëtarë, veterinerë të paguar të Agjencisë së Shërbimit Veterinar, do të bëjnë shërbimin e vaksinimit dhe të matrikullimit falas, pa asgjë pagesë për fermerin,”- u shpreh Peleshi.