Ballina Aktualitet Tiranë, ministri në detyrë Cakaj: Pastrim radhëve të shërbimit diplomatik

Tiranë, ministri në detyrë Cakaj: Pastrim radhëve të shërbimit diplomatik

Ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj, në një konferencë për shtyp, deklaroi se Tirana do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me disa prej diplomatëve nëpër botë që nuk përmbushin detyrën. Ai foli për pastrim të radhëve të shërbimit diplomatik dhe tha se 20 prej tyre janë shkarkuar tashmë.

“Unë komunikoj se e kemi gati thirrjen publike të zëvendësimeve të vendeve të lëna vakante nga vala e pastrimit në shërbimin diplomatik, – tha ministri në detyrë Cakaj. – Shqipëria nuk është e miqve dhe krushqve, por e të gjithëve. Vendi meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit që shërbejnë me pasion. Kjo përpjekje nuk fillon nga hiçi, është në vazhdën logjike që ka filluar tani dhe nuk mund të ndalet.”

Vendimi vjen menjëherë pas rastit të indianit Nitin Sandesara, që, ndonëse ishte i akuzuar në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, rezultonte të ishte konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.