Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Lleshaj takon Ina Nukën: Një model për rininë

Tiranë, ministri Lleshaj takon Ina Nukën: Një model për rininë

Efektivja e policisë Ina Nuka është takuar sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ka qenë ministri që ka publikuar një foto me Inën, për të cilën thotë se është rikthyer plot forcë dhe energji për të vazhduar shërbimin.

Lleshaj e cilëson efektiven Nuka, model domethënës angazhimi për rininë.
“Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë. Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë,” – shkruan ministri Lleshaj.

Një natë më parë, Nuka u kthye nga Turqia ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që i ktheu gishtin e madh të dorës që humbi për shkak të një kapsolle në protestën e 22 nëntorit. Ajo u prit nga zv.ministrja e Brendshme si dhe drejtues të policisë e kolegë.