Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Lleshaj për protestën: Politika e qytetarët të reflektojnë

Tiranë, ministri Lleshaj për protestën: Politika e qytetarët të reflektojnë

Gjatë prezantimit të flotës së re të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në fjalimin e tij përshëndetës komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para Parlamentit. Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët por edhe sic tha ai përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.

“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përhere potecialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe pëfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane,”- u shpreh Lleshaj.