Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Lleshaj apel shoferëve: Më shumë qytetari, më pak gjoba

Tiranë, ministri Lleshaj apel shoferëve: Më shumë qytetari, më pak gjoba

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve,  më shumë qytetari dhe më pak gjoba.

Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Lleshaj u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor.

Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm, ndërsa thekson se duhet pak reflektim nga të gjithë.

Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!👮🏻🚔💪

Gepostet von Sander Lleshaj am Sonntag, 23. Dezember 2018