Ballina Aktualitet Tiranë, ministri i brendshëm Lleshaj: Luftë pa u ndalur kundër kultivimit të...

Tiranë, ministri i brendshëm Lleshaj: Luftë pa u ndalur kundër kultivimit të kanabisit

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë mbledhjes së organizuar me drejtues të Policisë së Shtetit, ka folur gjerë e gjatë rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në fjalën e tij, ministri Leshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj,” – u shpreh ministri Lleshaj.

“Ky fenomen të mos ketë shans riaktivizimi apo vijimi,” – ka shtuar më tej ministri i brendshëm.