Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, ministri Gjiknuri shpall anulimin e kontratës me Capricorn Albania

Tiranë, ministri Gjiknuri shpall anulimin e kontratës me Capricorn Albania

Ministri i energjisë dhe infrastrukturës Damian Gjiknuri ditën e sotme bëri të ditur anulimin e një koncesioni për shfrytëzim të naftës dhe gazit në det dhe rihapjen e tenderit nga e para. Kjo ka të bëjë me zonën e njohur si “Joni 5”, atje ku po diskutohet edhe ndarja e kufijve detare me Greqinë. Ministri Gjiknuri tha se kontrata me shoqërinë Caprion Albania nuk është më në fuqi për shkak të tejkailimit të afatit.

Në shtator 1995, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë me kompaninë angleze Medoil. Kjo kompani nuk kreu asnjë lloj punimi dhe në vitin 2007 këtë licensë e bleu kompania tjetër angleze Cairn Energy, që bashkëpunonte me Capricorn Albania.

Pas fazës së parë të kërkimeve, kompania deklaroi se kishte evidentuar tri zona, ku mendohet se ka naftë. Tri fazat kërkimore duhej të kishin përfunduar që në vitin 2010, por ato u ndërprenë edhe për faktin e paqartësisë së kufirit detar midis dy vendeve.