Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, ministri Gjiknuri: SHBA konfirmoi falsifikimin, anuluam kontratën

Tiranë, ministri Gjiknuri: SHBA konfirmoi falsifikimin, anuluam kontratën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane. Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, ministri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugë ligjore dhe përgjegjësit të marrin përgjigjen po në hapa të tillë.
“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, shtoi ai.