Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Gjiknuri: Porti i Durrësit, portë strategjike rajonale

Tiranë, ministri Gjiknuri: Porti i Durrësit, portë strategjike rajonale

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili mori pjesë në aktivitetin e organizuar së bashku me ambasadën norvegjeze mëngjesin e së premtes në Tiranë me fokus Marina detare, tha se porti i Durrësit pritet të shndërrohet në një pikë strategjike për transportin e mallrave, jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin.

“Në infrastrukturën portuale qeveria po bën ndërhyrje të rëndësishme. Po rikonstruktohet Porti i Vlorës, dhe po thellohet porti i Durrësit. Kemi fituar një grant nga Bashkimi Europian, dhe shume shpejt do te kemi investime të rëndësishme në portin e Durrësit. Kjo do të bëjë që kapacitetet përpunuese të rriten. Qeveria po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe së shpejti do të ketë investime edhe në infrastrukturën hekurudhore. Do të ndërtojmë linjën hekurudhore me Malin e Zi. Të gjitha këto investime janë në harmoni, infrastruktura rrugore, hekurudhore dhe ajo detare. Në këtë mënyrë do t’i japim një perspektivë të re Portit të Durrësit, duke e kthyer në një port për tregjet, jo vetëm shqiptare, por edhe rajonale,”- u shpreh Gjiknuri.