Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Bushati tregon telefonatën e marrë nga sekretari Pompeo

Tiranë, ministri Bushati tregon telefonatën e marrë nga sekretari Pompeo

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar me një status në Twitter pas një telefonate të marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Bushati bën me dije se zyrtari i lartë amerikan ka falenderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.

“Ai nënvizoi gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet evropiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme,” – shkruan Bushati.

Kjo telefonatë e Pompeo, erdhi pasi qeveria shpalli “non-grata” persona të padëshiruarambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.