Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Bushati me homologun slloven: Të shtohen investimet

Tiranë, ministri Bushati me homologun slloven: Të shtohen investimet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare.

Përmes një konference të përbashkët për mediat, mes Bushatit dhe Miro Cerar u theksua rëndësia e një intensifikimi të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.

Bushati foli mes tjerash edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa citoi deklaratat e sekretarit amerikan, i cili bëri thirrje për një marrëveshje stabilizuese.

“Mendoj se deklarata e sekretarit të shtetit pas takimit me Thaçin është e qartë dhe bën thirrje për një marrëveshje stabilizuese. Paradoksalisht jemi larg një ndërlidhje dhe për shkak të këtij fakti më shumë është folur sesa është vepruar. Ende nuk ka një strategji të qartë se kur dhe si do të jetë ndërlidhje e vendeve të Evropës Juglindore. Në vitet e ardhshme presim një intensifikim të bashkëpunimeve edhe në fushën ekonomike. Ky është një proces i dyanshëm,” – tha Bushati.