Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Ahmetaj: Meta t’i kërkonte dialog studentëve

Tiranë, ministri Ahmetaj: Meta t’i kërkonte dialog studentëve

Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka komentuar dekretin e presidentit për buxhetin 2019, i cili u kthye në Kuvend për rishqyrtim, deklaroi se Ilir Meta duhet të ndërhynte për dialog me studentët.

Nga foltorja në Kuvend Ahmetaj tha se në këtë dekret nuk ka asnjë sqarim se pse është kthyer dekreti.

“Për transparencë do desha që ta citoja një pjesë të dekretit të Presidentit. Presidenti i referohet trajtimit optimal të nevojave të shoqërisë dhe objektivave të përmbushjes së kushteve. Pavarësisht se dekreti nuk ka asnjë sqarim. Presidenti është munduar që të përfshihet në një kontribut për nevojat e studentëve, të Arsimit të Lartë, apo dhe më tej. Duke qëne se nuk i është referuar asnjë shpenzim, do detyrohem që të flas për shpenzimet. Do ishte shumë mirë që presidenti t’i kërkonte studentëve dhe pedagogëve dialog. Kontributi për arsimin e lartë është dyfishuar. në 2010 të ardhurat nga tarifat kanë qenë 2.8 mld. Në 2018 të ardhurat janë 2.8 mld. Dy shifra fare të thjeshta. Ata që janë sot në protestë kanë paguar 2.8 mld dje dhe sot,” – tha Ahmetaj.