Ballina Aktualitet Tiranë, ministri Ahmetaj: Investim 80 milionë euro për studentët

Tiranë, ministri Ahmetaj: Investim 80 milionë euro për studentët

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ditën e sotme, ka vendosur firmosjen e 3 marrëveshjeve të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në modernizmin e shumë sektorëve.

Ai gjithashtu vuri theksin dhe tek marrëveshja e tretë për kampusin universitar për t’i përmirësuar kushtet studentëve.

“Sektori energjitik ishte një nga betejat kryesore të mandatit të parë të qeverisë Rama, për rikthimin e ligjshmërisë së harruar prej  vitesh si dhe rregullimin e strukturës së çmimeve.

Është me rëndësi vazhdimi i reformave, që qeveria Rama ka hyrë në hapin e dytë të zhvillimit të vendit. Përmes një plani strategjik, synohet një rrugë e qartë për reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri.

Së dyti, një nga marrëveshjet që firmoset në favor të përmirësimit të kushteve për studentët në universitete, investim 80 mln euro që Shqipëria do bëjë me ndihmën e qeverisë gjermane për kampuset universitare.

Është premtim që Rama e ka dhënë dhe do e mbajë brenda përfundimit të mandatit të dytë për rikonstruktimin e qytetetit Studenti,” – tha Ahmetaj.