Tiranë, minatorët protestë te Kryeministria

33

Disa minatorë së bashku me disa anëtarë të sindikatës  janë mbledhur sot në një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Minatorët dhe sindikatat mbrojtëse i kanë lënë afat qeverisë deri me 22 shkurt, e në të kundërt kanë kërcënuar me grevë urie nëse nuk do të merren në konsideratë kërkesat e tyre për miratimin e statusit.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin,” – u shprehën ata.