Ballina Aktualitet Tiranë, merret vendimi, ish-ministri Tahiri do të gjykohet tek Krimet e Rënda

Tiranë, merret vendimi, ish-ministri Tahiri do të gjykohet tek Krimet e Rënda

Ditën e sotme gjatë seancës së nisur prej orës 10:00 të mëngjesit, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë gjykimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja. Por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri do të kërkojë gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.