Ballina Aktualitet Tiranë, Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi...

Tiranë, Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi ditën e parë të “Dyerve të Hapura”

Salla e Seancave plenare, për rreth pesë orë, priti rreth 1 mijë qytetarë të interesuar për t’u njohur me godinën dhe historikun e Kuvendit.

Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizoi për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e “Dyerve të Hapura” u shpërndanë falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit.

Salla plenare do të vijojë edhe nesër të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj, në oraret 17:00-19:00.