Ballina LAJME Tiranë, më pak blerës për festat e fundvitit

Tiranë, më pak blerës për festat e fundvitit

Ashtu si në çdo fundvit, një nga shqetësimet e konsumatorëve shqiptarë është rritja e çmimeve, kryesisht e produkteve ushqimore.

Ndonëse nga një vëzhgim i kryer në tregun pranë Pazarit të Ri, nuk është vërejtur deri më tani ndonjë rritje e çmimeve, qytetarët shprehen se edhe ato çmime që janë të larta dhe të papërballueshme, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Për këtë standard jetese që kemi ne, çmimet janë të larta”, – thotë një qytetar.

Nga ana tjetër, tregtarët ankohen se edhe pse nuk janë rritur çmimet, shitjet janë në nivele të ulta: “Nuk ka fuqi blerëse, pavarësisht se çmimet janë njësoj, për të mos thënë më lirë”.