Ballina Aktualitet Tiranë, mbyllen hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri, çeshtja dërgohet në gjykatë (VIDEO)

Tiranë, mbyllen hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri, çeshtja dërgohet në gjykatë (VIDEO)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, i cili hetohet bashkë me tre ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit në Vlorë.

Fillimisht, ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga drejtësia italiane për akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës, ku gjithçka nisi mbi bazën e përgjimeve të çështjes “Habilaj”. Por, pas hetimeve prej më shumë se një viti, autoritetet italiane nuk gjetën prova që implikojnë ish-ministrin e brendshëm, duke sjellë kështu mbylljen e çështjes. Ndërkohë, në Shqipëri hetimet vijuan me akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjithashtu ka mbyllur dosjen hetimore, duke marrë si të pandehur edhe ish-oficerët e Policisë së Shtetit në Vlorë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri pritet të paraqitet ditën e enjte, në orën 13:00, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tij.