Ballina Aktualitet Tiranë, mblidhet Kryesia e PS, diskutohet vijimi i punës në Kuvend (VIDEO)

Tiranë, mblidhet Kryesia e PS, diskutohet vijimi i punës në Kuvend (VIDEO)

Zhvillimet politike në vend, përgatitjet për kongresin e ardhshëm të partisë, si edhe vendimet e mazhorancës në seancën e ardhshme plenare ishin çështjet kryesore të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, konfirmoi se socialistët do të votojnë në Kuvend dy ligjet e reformës në drejtësi.

Për më shumë se 90 minuta, forumi më i lartë i forcës kryesore qeverisëse i kushtoi hapësirë edhe çështjeve të brendshme organizative, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit Edi Rama la i pari selinë e partisë, i shoqëruar nga ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj.