Ballina Aktualitet Tiranë, mbledhja e qeverive kosovare dhe shqiptare zhvillohet në Pejë

Tiranë, mbledhja e qeverive kosovare dhe shqiptare zhvillohet në Pejë

Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet në Pejë. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. “Në pak javë, ne do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim,” – ka njoftuar Bushati në një prononcim për mediat.

Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së Bashkimit Evropian, krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë një specifikë të veçantë, sepse, sipas tij, “në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.”