Ballina Aktualitet Tiranë, MASH inspektim universiteteve pas raportit të tejkaluar

Tiranë, MASH inspektim universiteteve pas raportit të tejkaluar

Universitetet publike do t`i nënshtrohen një inspektimi nga Minstria e Arsimit, e cila dyshon se është abuzuar me punësimet në nivel administrativ.

Ministrja Lindita Nikolla tha se në 100 pedagogë, 33 përqind duhet të jenë staf administrativ, por ky raport është tejkaluar.

Ministria e Arsimit ka nisur një inspektim në të gjitha universitetet publike pas dyshimeve se kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ dhe tha se do t’i jepet fund punësimeve të kryera në shkelje të ligjit.

“Buxheti 2019, Arsimit të lartë i shtohen 410 milion lekë më shumë së një vit më parë. Pagat e pedagogëve do të mbulohen në 12 muaj nga buxheti i shtetit. Po monitorojmë punën e bordeve, administratorëve, dekanëve dhe rektorëve me strukturën universitare. Kemi konfirmuar se ka tejkalim të normës së punonjësve administrativë mbi 33% në disa universitete. Ndaj ne do bëjmë publike këtë investigim dhe do ndërhyjmë që taksat të shkojnë aty ku duhet dhe jo për nderet e radhës duke punësuar pa kriter,” – u shpreh Nikolla.