Ballina Aktualitet Tiranë, marshim kundër dhunës seksuale

Tiranë, marshim kundër dhunës seksuale

Duke marrë shkasë nga rasti i 13-vjeçares së abuzuar në Kavajë, dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës seksuale ndaj femrave.

Me një banderolë të madhe me një hashtag: ‘Nuk luhet përdhunimesh’, ata po marshojnë në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rikujtojmë se më shumë se një javë më parë u publikua skandali në shkollën publike “Rilindja”, në Kavajë ku një vajzë 13 vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga rreth 8 djem të shkollës, një lajm prekës që solli reagime të mëdha nga të gjithë.