Ballina LAJME Tiranë, marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, opozita rrezikon mandatet

Tiranë, marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, opozita rrezikon mandatet

Marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin mund t’i kushtojë deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kushtetuta sanksionon se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Pjesa dërrmuse e lijvënësve të opozitës sipas përllogaritjeve nga punimet e Kuvendit, prezencën e fundit në seancën plenare e kanë më 19 Korrik. E duke i’u referuar përcaktimeve kushtetuese, 19 Janari i vitit të ardhshëm është afati i fundit kur deputetët do të duhet të kthehen në Kuvend për të mos djegur mandatet. Rregullorja e Kuvendit thotë se sesioni i parë vjetor i punimeve të Kuvendit nis të hënën e tretë të janarit. Që do të thotë se sesioni i ri i vitit 2019 nis më 21 Janar, ditë në të cilën është konsumuar djegia e mandateve.