Ballina Aktualitet Tiranë, mandatet, Kryemadhi: Sot deputetët e opozitës janë të lirë

Tiranë, mandatet, Kryemadhi: Sot deputetët e opozitës janë të lirë

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, e cila zgjati për rreth tre orë, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me aleatët dhe anëtarët e PD për të vendosur për hapat që do ndiqen më tej nga opozita pas djegies së mandateve.

Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila u shpreh pas mbledhjes se sot deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin dhe se qytetarët sot i kanë dhënë opozitës më shumë energji.

“Mesazhi është shumë i qartë. Opozitën dhe shqiptarët nuk i mban peng asgjë. Sot qytetarët na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet. Sot opozita dhe deputetët e saj janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin. Më shumë se seç kushton liria nuk të kushton gjë tjetër,” – tha Monika Kryemadhi.