Ballina Aktualitet Tiranë, makina përplas këmbësorin

Tiranë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e Freskut në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një këmbësor ende të paindentifikuar, i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.