Tiranë/Makina merr flakë në ecje, shoferi arrin të dalë në kohë

18

Një makinë ka marrë flakë në ecje.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, rreth orës 17:40 në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.

Burimet zyrtare thonë se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç.

Për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.