Tiranë/Makina e policisë përfshihet në aksident me një motomjet

54
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Tiranë.

Raportohet se në zonën e Kombinatit, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të aksidentit.